Prishtina e fiton pjesën e parë të finales së Superkupës së Kosovës ndaj Dritës

Prishtina e ka fituar pjesën e parë të finales së Superkupës së Kosovës.

Sport

13/08/2018 20:48

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, po zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në futboll, mes kampionëve të Dritës dhe fituesit të Kupës, Prishtinës.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje kaloi nën dominimin e Prishtinës, që pasi qëlloi tri herë shtyllën, arriti të gjente edhe golin.

Ishte një goditje e bukur nga Mankenda, që mposhti portierin e Dritës./Lajmi.net/