Prishtina e fiton derbin ndaj Feronikelit, ngjitet në krye të tabelës

Prishtina e ka fituar derbin ndaj Feronikelit.

Sport

07/11/2018 15:21

Prishtina shënoi fitore minimale në javën e 14-të të Ipko Superligës së Kosovës ndaj Feronikelit, me rezultat 0 me 1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa pjesën e dytë, prishtinasit arritën që të kalonin në epërsi me golin e vetëm në ndeshje që e shënoi Mario Morina në minutën e 57’, raporton “lajmi.net”.

Prishtina mbeti me një lojtar më pak në minutën e 63’, pasi nga loja u përjashtua Diar Miftaraj, pas kartonit të dytë të verdhë.

Pas javës së 14-të, prishtinasit janë lider me 33 pikë, të ndjekur nga Feronikeli me 32.

Ferizaj ka fituar në udhëtim ndaj Kek-ut.

Ferizaj fitoi 1 me 2 ndaj Kek-ut në javën e 14-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Ferizajasit gjenden në pozitën e 10-të me 14 pikë, ndërsa Kek-u në të fundit me një. /Lajmi.net/