Prishtina e fiton derbin e ‘Riza Lushtës’, Flamurtari befason kampionët

Janë zhvilluar tri ndeshjet e mbetura të xhiros së dytë të Ipko Superligës së Kosovës.

Sport

26/08/2018 18:40

Skuadra e Prishtinës ka arritur ta fitojë derbin e zhvilluar në ‘Riza Lushta’, duke e mundur 0-2 Trepçën ’89.

Ishte Basriu që në minutën e 24’ dhe Boshnjaku në minutën e 94′, që shënuan për fitoren e Prishtinës.

Xhiroja e dytë ka sjellë edhe humbjen e parë të kampionëve të Kosovës, skuadrës së Dritës, që u mund në shtëpi 1:3 nga Flamurtari.

Fitoren e parë këtë stinor e ka regjistruar edhe Ferizaji, që mposhti në shtëpi Lirinë me rezultat 1:0./Lajmi.net/