Prishtina-Drita, caktohen çmimet e biletave për finalen e Kupës

Janë caktuar çmimet e biletave për tifozët të cilët dëshirojnë ta ndjekin finalen e DigitAlb Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Sport

24/05/2016 15:57

Bileta në zonën Perëndimore do kushtojë 3 euro, në Lindje 2 euro, ndërsa në Veri dhe Jug do kushtojë vetë 1 euro.

Ende nuk është bërë e ditur se në cilën pjesë të tribunave do vendosen dy tifozëritë “Plisat” dhe “Intelektualët”, megjithëse tradicionalisht vendasit kanë marrë Lindjen, ndërsa udhëtuesit Perendimin.

Kujtojmë që ndeshja finale e DigitAlb Kupës zhvillohen më 28 Maj në stadiumin e qytetit të Prishtinës me fillim nga ora 16:00.