Prishtina dështon me Balkanin

Sigal Prishtina pësoi humbje në udhëtim te BC Balkan me rezultat 85:77 në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll. Skuadra bardhekaltër e pagoi shtrenjtë paraqitjen e zbehtë në çerekun e parë të cilin e humbi me rezultat të thellë 26:13 dhe asnjëherë nuk arriti të rikthehet në lojë. Vendasit shfaqën saktësi më të madhe në…

Sport

29/01/2014 17:15

Sigal Prishtina pësoi humbje në udhëtim te BC Balkan me rezultat 85:77 në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll.

Skuadra bardhekaltër e pagoi shtrenjtë paraqitjen e zbehtë në çerekun e parë të cilin e humbi me rezultat të thellë 26:13 dhe asnjëherë nuk arriti të rikthehet në lojë.

Vendasit shfaqën saktësi më të madhe në lojë e sidomos në gjuajtjet për tri pikë, që assesi nuk i shkuan për shtati Sigal Prishtinës.

Në fakt, ekipi nga kryeqyteti tentoj një rikthim sensacional në çerekun e katërt kur arritën të afrohen në gjashtë pikë, mirëpo Balkani sërish u shkëput duke krijuar avantazh komod që i mjaftoi për të shënuar fitore.

Kendrick Jones ishte basketbollisti më efikas te Sigal Prishtina me 19 pikë, i ndihmuar nga Dardan Berisha me 18 dhe K’zell Wesson me 12. Sigal Prishtina tani ka bilanc prej gjashtë fitoresh dhe katër humbjeve.