Prishet koalicioni AAK-LB në Obiliq

Prishjen e këtij koalicioni e ka konfirmuar kryetari i Lëvizjes për Bashkim dega në Obiliq, Ajet Berisha.

Lajme

08/11/2018 15:08

Koalicioni qeverisës në mes AAK-së dhe Lëvizjes për Bashkim në komunën e Obiliqit, është prishur.

Prishjen e këtij koalicioni e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Lëvizjes për Bashkim dega në Obiliq, Ajet Berisha.

“Po është e vërtetë që kemi prishur koalicionin me AAK-në. Prishja e koalicionit ka ndodhur më 6 nëntor të këtij viti”, ka thënë Berisha.

Ai ka përmendur tri arsyet që sipas tij kanë ndikuar në prishjen e këtij koalicioni.

“Ndër shkaqet kryesore, që kemi ardhur në këtë përfundim, para së gjithash janë: Dallimet në mënyrën e qeverisjes; shkelja në vazhdimësi e marrëveshjes nga ana e partnerit qeverisës; si dhe emërtimi i Sheshit të Qytetit”, ka thënë Berisha.

Telegrafi ka provuar të marrë edhe qëndrimin e kryetarit të komunës së Obiliqt i cili vjen nga radhët e AAK-së, Xhafer Gashi, mirëpo i njëjti nuk iu është lajmëruar thirrjeve tona.