Prishen raportet? Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u fotografuan duke qarë në rrugë

Ylli i pop-it dhe e fejuara e tij moedele, u panë duke qarë në Nju Jork.

ShowBiz

08/08/2018 23:22

Justin 24 vjeç dhe e fejuara e tij, Hailey 21 vjeç u panë me biçikleta në një ditë në Manhattan, pastaj u ulën në park bashkë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtari u pa duke qarë dhe mbulonte fytyrën me duar, derisa po qëndronte i ulur pranë të fejuarës së tij.

Hailey gjithashtu dukej sikur po qante, ndërsa ajo vuri krahun përrkrah tij dhe u përpoq të ngushëllonte yllin.

Më vonë ata dukeshin sikur kishin ndërruar humorin kur ata u ngritën dhe u përqafuan.

Çifti ka qenë i pandashëm prej kur Justin i propozoi Haileyt të martohej me të, muajin e kaluar. /Lajmi.net/