Prioritet, zbatimi i marrëveshjeve, shoqata e komunave dhe Specialja

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-moon, në raportin e rregullt tremujor për Kosovën, ka përshëndetur rifillimin e dialogut Serbi-Kosovë dhe marrëveshjen e gjyqësorit të arritur në shkur, duke vënë në dukje se tashti krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga çështjet më të rëndësishme të pazgjidhura.

Lajme

15/05/2015 11:48

“Fryma e bashkëpunimit konstruktiv dhe theksi mbi interesa të përbashkëta mbeten inkurajuese. Marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri të Kosovës, e arritur më 9 shkurt, demonstron angazhimin e të dyja palëve për zbatimin e marrëveshjes së parë, atë të 19 prillit 2013, që rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve dhe vazhdimin e dialogut”,  vuri në dukje Ban në raportin e rregullt tremujor për Kosovën, të publikuar në faqen e internetit të OKB-së.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të zbatuar besnikërisht tërësinë e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka thënën Ban në raporton dërguar Këshillit të Sigurimit.

“Është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të ecin përpara në zbatimin e dispozitave të shquar të Marrëveshjes së 19 prillit 2013. Çështja kryesore në këtë drejtim mbetet krijimi i shoqatës së komunave të populluara me shumicë nga komuniteti serb”, thuhet në raport.

Në mesin e prioriteteve të listuara, që Ban ka paraqitur në raportin e tij, është çështja e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në qeverinë e Kosovës (tashmë të rikthyer) dhe themelimi i Gjykatës Speciale për shqyrtimin e lëndëve që ngrehin akuza për krime lufte. /lajmi.net/