Printeri 3D që kopjon objekte vetëm me tinguj

Me evoluimin e teknologjisë pirateria dhe vjedhja sa vijnë e bëhen më të lehta. P.sh nëse ju doni të vidhni një dizajn nga një kompani mjafton të keni një priter 3D.

Auto & Tek

05/03/2016 00:09

Duket fantashkencë, por sot është shumë e thjeshtë dhe e mundur. Sipas një studimi të fundit të Universitetit të Kalifornisë, printerat 3D kanë aftësi të regjistrojnë tingujt dhe zërat e prodhimit të një produkti apo objekti, pozicionimet e lëvizjet e tij dhe në bazë të tyre të ndërtojë një kompje identike të këtij produkti.

Hulumtimi i grupit të studiuesve që udhëhiqen nga professor Mohammad Al Faruque provon se spiunazhi  industrial mund të jetë shumë i thjeshtë falë një aplikacioni në telefonin tuaj të lidhur me printerin 3D./lajmi.net