Prindërit u mësojnë fëmijëve nga vijnë bebet dhe rezultatet janë qesharake

Askush nuk e pëlqen bisedën me fëmijët e tyre për atë se nga vijnë bebet, për shkak që është e pakëndshme për ju qoftë nëse jeni prindër apo fëmijë.

Fun

16/01/2015 18:16

Por duke i shikuar prindërit e tjerë se si e shpjegojnë seksin me fëmijët e tyre është për të qeshur.

Cut.com – faqja e cila është përgjegjëse për këtë video – filmoi nëntë familje me fëmijët e tyre të cilët duket se janë të moshës 5 dhe 10, transmeton Lajmi.net.

Prindërit fillojnë duke u shpjeguar atyre për atë se çfarë kanë dëgjuar ata për këtë ‘punë’. Një fëmijë i dinte pothuajse të gjitha pasi i kishte mësuar nga vëllai i tij më i vogël, por përgjigjet e të tjerëve shkonin nga “bebet dalin nga prapanica” deri tek “nga vagjina”.

Prindërit sigurisht se u ndjenë në siklet teksa flisnin për këtë, dhe reagimet e tyre do të ju bëjnë të qeshni padyshim.