Prindërit shpërndajnë fotografi prekëse të vajzës së lindur me kancer në tru dhe sindrom daun (Foto)

Erika dhe Stephen Jones nga Florida, SHBA, së pari mësuan se vajza e tyre Abigail kishte sindromin daun. Më pas, pas një analize me ultrazë, u mësua se vajza e tyre e vogël kishte edhe kancer në tru.

Fun

04/09/2015 13:16

Përderisa këta prindër, të cilët kanë gjithashtu një tjetër vajzë 2-vjeçare të emëruar Audrey, pranuan lehtë faktin se vajza e tyre kishte këtë sindromë, fati deshi që ata të përballen edhe me diçka më të rëndë.

Pas disa testimeve me ultrazë, u mësua se vajza e tyre e vogël kishte tumor kanceroz në tru që i ishte formuar asaj para lindjes, transmeton Lajmi.net.

Për shkak që është shumë e vogël, kimioterapia dhe ndërhyrja kirurgjike është e pamundur që të realizohen, për shkak që kanceri është shumë i avancuar dhe agresiv.

Përkundër këtij fakti, ata kanë vendosur që momentet e fundit t’i kalojnë më së miri me vajzën e tyre të vogël, duke i dhuruar dashuri, ngrohtësi dhe puthje.

Fotografja e çiftit, Huszcza, u bëri atyre një seri të fotografive për të treguar çastet e prekshme të kësaj familje duke kaluar momentet e vështira së bashku.

Tani këto fotografi janë bërë hit në internet dhe kanë prekur zemrat e mijëra njerëzve. Ne ju sjellim këto fotografi më poshtë:

2BF2FA1600000578-3221634-image-a-77_14413136250782BF2FA1F00000578-3221634-image-a-74_1441313624637 2BF2FA2B00000578-3221634-image-a-82_1441313625910 2BF2FA4A00000578-3221634-image-a-72_1441313624630 2BF2FA0300000578-3221634-image-a-80_1441313625289 2BF2FA3700000578-3221634-image-a-73_1441313624631 2BF2FA4300000578-3221634-image-a-81_1441313625298Screenshot_5