Prindërit publikojnë fotografinë e djalit në spital për të dhënë një mesazh të rëndësishëm – Lajmi.net
Prindërit publikojnë fotografinë e djalit në spital për të dhënë një mesazh të rëndësishëm
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 22:16, 16 May 2017
Prindërit e një djali 13-vjecar kanë vendosur të publikojnë fotografinë e tij në spital, pasi ai gjendej aty prej konsumimit të tepërt të lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Billy Nethercot gënjeu familjarët se do të flinte në shtëpinë e një shoku dhe mori pjesë në një festë, nga e cila e pësoi rëndë.

Motra e tij pa një fotografi të tij në rrjetin social Snapchat duke tymosur ‘marijuanë’ dhe njoftoi menjëherë prindërit, të cilët u munduan ta kontaktonin disa herë.

“E mora në celular që ti thoja të kthehej në shtëpi por një burrë u përgjigj. Ai ishte një ndihmës dhe tha se djali kishte nevojë për ndihmë dhe ishte në ambulancë për të shkuar në spital sepse kishte rënë në rrugë prej alkoolit,” – tha nëna e tij për Dailymail.

Ndërkohë, pasi u mbajt disa orë nën kontroll, ata vendosën që të publikonin fotografinë që ti jepnin mesazh të gjithë prindërve për situatën që i rrethon. Bill u dënua nga familjarët për 6 muaj, të cilët i hoqën edhe mundësinë për të përdorur celularin.

Fjalët kyçe: djali, Fotografitë

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool