Prindërit padisin ortopedin për papërgjegjësi ndaj vajzës së tyre

Nëse ekspertiza e mjekëve të QKUK-së dhe atyre ndërkombëtarë do të konstatojë se ortopedi Visar Nushi ka bërë matje të gabuara të boshtit kurrizor të vajzës 13 vjeçe, N. Berisha, atëherë doktori do të ballafaqohet me drejtësinë.

Lajme

11/08/2014 11:03

Ai për “Zëri” ka treguar se te doktor Nushi vajzën fillimisht e ka dërguar rreth tre vjet më parë, por se sipas tij, trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor nga ana e këtij doktori bëri që vajës së tij t’i shkojë deformiteti mbi 50 shkallë, ani pse doktori, sipas tij, gjithnjë me matjet që kishte bërë kishte konstatuar shkallë më të ulët të deformitetit.

Familjarët rëfejnë se në vizitat e para doktori kishte udhëzuar terapi fizike për vajzën, ndërsa në kontrollin e 20 shtatorit të vitit 2013, pas rengenit të bërë kishte dalë se shkalla e deformitetit ishte rritur në 48 shkallë dhe më pas doktori kishte vendosur që vajzës t’i vendosjes korset (veshje speciale që mbajnë pacientët me skoliozë).

Nëna e vajzës, Teuta Berisha ishte habitur se si doktori Nushi nuk e kishte ditur se sa ka qenë shkalla e deformitetit të shtyllës kurrizore më parë, dhe aty kishin filluar dyshimet. Ata kishindërguar vajzën për një vizitë tek doktori Bahri Gjyshinca.

Ky i fundit kishte nxjerr rezultate krejt tjera nga doktor Nushi.

“Në fotografimin e datës 04.10.2011 doktor Nushi kishte konstatuar deformim prej 16 shkallësh. Në të njëjtën fotografi, doktor Gjyshinca konstatoi se bëhet fjalë për një deformimet prej 22 shkallësh. Pra dallimi ishte prej 6 shkallësh”.

Po ashtu, Berat Berisha thotë se më 05.06 2013 matjet e doktor Nushit flisnin për një deformimet prej 28 shkallësh ndërsa matjet e doktor Gjyshincës ishin për 13 shkallë më shumë, dhe si rrjedhojë deformiteti i vajzës kishte shkuar në 40 shkallë. Por, në ekzakiminim e fundit, doktor Nushi kishte konstatuar se deformiteti kishte kaluar48 shkallësh.

“Dyshoj që herën e fundit, kur Nushi kishte konstatuar deformimin nuk e ka paraqit me qëllim shkallën mbi 50, pasi që në ëktë shkallë sëmundja klasifikohet si në shkallë të tretë dhe tejet të rënduar” thotë ai.

Prindërit kanë paditur doktorin Nushi dhe me këtë rast është duke u marr prokurori Armend Hamiti.

“Aktualisht jam në pritje të një mendimi të një komisioni të ekspertëve të QKUK-së”, ka thënë prokurori, duke shtuar se për këtë rast do të merren raporte edhe nga Klinka Ortopedike por dhe nga Mjekësia Ligjore.

Familjarët dyshojnë se pse doktori Nushi nuk iu rekomandoi më herët që vajzës së tyre ti vendosje korseti, ndërkaq doktor Nushi është shfajësuar se në Kosovë nuk ka protokolle për trajtimin e pacientëve me skoliozë.

“Nuk është vendim i lehtë t’i vendoset një korset një femre në atë moshë”, ka deklaruar Nushi, i cili ka thënë se për raste të tilla operacionet në Tiranë nuk janë të mundura, pasi që familja e pacientes ishte konsultuar edhe me doktorin nga Tirana Ervin priftaj, i cili iu kishte thënë se në deformimet në mes 20 deri 40 shkallë pacienti duhet të mbajë veshje të specializuara, dhe nëse deformimi kalon 40 shkallë atëherë operacioni është i pa evitueshëm, raporton Zëri.