Prindërit më të rinj të Britanisë janë 12 dhe 13 vjeç

Një 13 vjeçar dhe e dashura e tij 12 vjeçare thuhet se janë bërë prindërit më të rinj të Britanisë. 

Fun

19/04/2014 17:31

Sun raporton se fëmija i cili ka lindur fundjavën e kaluar, u konceptua verën e kaluar, kur vajza ishte ende në shkollën fillore.
 
Evening Standard raporton se i ati i vajzës e mbështet atë në veprimin e bërë.
 
\”Kjo vajzë e vogël nuk sjell turp për mua. Unë jam krenar me të\” tha babai, i cili refuzoi të japë emrin e tij për të mbrojtur identitetin e fëmijës.
 
\”Ajo është ende vajza ime e vogël, pavarësisht asaj që ka bërë.\”
 
Ati i vajzës i tha Radio Host Britanik se të dy grupet e gjyshërve janë mbështetës të fëmijëve të tyre.
 
\”Ka shumë rrugë qe fëmijët e kësaj moshe mund të marrin\”.
 
\”Shumë fëmijë marrin drogë. Ajo solli diçka të bukur në botë dhe ne jemi të gjithë krenarë për të.\”
 
Prindërit e rinj thonë se ata janë në dashuri me fëmijë dhe kanë plan që të rrisin atë së bashku.