Prindërit e Ritës po presin konferencën e së bijës

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora ka arritur në Kosovë.

ShowBiz

17/02/2018 15:07

Pas aeroportit, ajo është vendosur në një hotel në qendër të kryeqytetit ku edhe po pushon para koncertit, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka treguar atmosferën që po mbretëron jashtë hotelit ku po qëndron dhe se me padurim pret të bëhet ora 22:00 që të ngjitet në skenë.

Në orën 15:0 është planifikuar të mbahet një konferencë për medie, ndërsa tani mediet janë duke pritur momentin kur po del këngëtarja.

Të pranishëm në këtë konferencë janë edhe prindërit e Ritës të cilët janë parë në hotel duke pritur atë të dalë para medieve. /Lajmi.net/