“Prindërit duan që të martohem me një mashkull më të vjetër për shkak të parave” – Lajmi.net
“Prindërit duan që të martohem me një mashkull më të vjetër për shkak të parave”
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 17:35, 10 January 2019
Just-Jane-752179
Prindërit ia kanë parashtruar një kërkesë të pazakontë bijës së tyre, e cila vendosi ta rrëfente atë përmes një postimi në Daily Star.

Ajo, në pika të shkurta, rrëfen kërkesën e prindërve për t’u martuar me një person të moshës më të vjetër se ajo, vetëm për shkak të stabilitetit financiar që ka, transmeton lajmi.net.

Ta ndjekim postimin e plotë:

“Ai është i ve dhe nuk ka ndonjë fëmijë apo ndonjë familjar tjetër. Unë nuk e dua atë, por prapë e ndjej presionin për ta bërë “gjëhën e duhur”.

Ai jo që posedon shtëpinë në të cilën jeton, por ka edhe një apartament përballë detit. Përveç tjerash, ka edhe mdy makina dhe një mal parash, së bashku me paratë e tjera që mer nga pensioni.

Prindërit e mi e kanë njohur atë që nga shkolla fillore dhe insistojnë që të martohem më të, për shkak të kësaj gjendjeje të mirë financiare.

Madje, mamaja po shqetësohet se nëse nuk pajtohem të martohem me të, dikush tjetër në vendin tim do t’i gëzojë këto të mira.

Jam e lumtur kështu siç jam, beqare. Nuk di ç’të bëj!”, ka rrëfyer vajza, identiteti i të cilës mbetet sekret. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO