Prindërit birësues refuzojnë foshnjën e sëmurë, por fati ka rezervuar diçka më të mirë

Kjo është historia e një fëmije 5-muajsh, që do të jetonte me prindërit birësues, por që fati i saj ndryshoi në momentet e fundit.

Lifestyle

15/01/2017 20:07

Çifti që do të merrte vajzën e vogël, Abigail Lynn, refuzoi që ta birësonte për shkak të defektit të saj.

Sipas medieve ndërkombëtare, nëna biologjike kishte vendosur që të mos e mbante vogëlushen dhe nëpërmjet një agjencie, kishte gjetur edhe prindërit birësues.

Gjithçka shkoi siç e kishin planifikuar deri në momentin kur nëna birësuese pa foshnjën. Në momentin që gruaja pa vajzën, ajo u largua duke thënë se nuk ishte fëmija që kishte ëndërruar dhe kishte dashur të adoptonte.

Abigail Lynn vuan nga një sindromë e rrallë, e cila nuk lejon zhvillimin e tipareve të fytyrës. Abigail Lynn ka lindur me një gjendje shumë të rrallë, sindromën “Treacher Collins”, më 11 janar të 2016-s.

Pasi vogëlushen e refuzuan prindërit birësues, nëna e saj biologjike vendosi që ta merrte përsëri.

Tashmë ajo jeton me të ëmën, Christina Fisher në Florida. Ajo thotë se ndihet shumë e lumtur me të bijën dhe nuk do ta imagjinonte dot jetën pa të.

1 2 3 4 5