Prindërit amerikanë fitojnë betejën ligjore, largojnë të birin nga shtëpia

Një çift nga New York kanë fituar betejën ligjore me të birin e tyre, për ta larguar këtë të fundit nga shtëpia.

Bota

23/05/2018 18:08

Gjate seancës në Gjykatën e Larte në Syracure, gjykatësi ka vlerësuar hulumtimet ligjore të Michael Rotondo, megjithatë e urdhëroi që të largohet nga shtëpia e prindërve të tij.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Michael nuk paguante qira, nuk ndihmonte me punët e shtëpisë si dhe kishte refuzuar paratë që i kishin ofruar prindërit për t’i ndihmuar me vendqëndrim.

Edhe pse i kishin dhënë pesë paralajmërime, Christina dhe Mark Rotondo kanë deklaruar se i biri i tyre refuzon të dalë nga shtëpia.

Ndërsa Michael ka thënë se nuk kishte afat kohor të mjaftueshëm që kur ka marrë lajmërimin për t’u larguar.

Christina and Mark Rotondo were in court