Prindër beqarë, mos ngurroni të dilni në ndonjë takim të ri

Prindërit beqarë të cilët kanë fëmijë të vegjël nuk bëjnë kompromise në nevojat e tyre seksuale dhe janë të gatshëm të dalin në takime të reja.

Lifestyle

25/09/2014 21:20

Prindërit beqarë të cilët kanë fëmijë të vegjël nuk bëjnë kompromise në nevojat e tyre seksuale dhe janë të gatshëm të dalin në takime të reja edhe me prindër të cilët janë beqar por kanë fëmij më të vjetër, thotë një studim.

“Mostra jonë e të dhënave është mjaft e madhe për të informuar rreth jetës intime të prindërve beqarë”, tha biologu evolucionist Justin R. Garcia nga Instituti Kinsey për kërkime në seks, transmeton Lajmi.net.

Prindërit meshkuj dhe femra që kanë fëmijë të vegjël përjetojnë ndryshime hormonale të cilat mund të ndikojnë në seksualitetin e tyre.

Hulumtime të mëparshme thonin se përderisa çifti bën seks për të pasur një fëmijë, fëmija mund të ketë një efekt shqetësues në jetën seksuale të prindërve.

Studimi i ri i përfshiu 2,975 burra beqarë, ku 84% prej tyre i kishin theksuar eksperiencat e mëparshme romantike në marrëdhënie.

Ky studim ishte i pazakontë duke u fokusuar në sjelljet seksuale dhe në takimet e prindërve beqarë. 

Në një mesatare, beqarët kanë aktivitete më të vogla seksuale se sa ata që nuk janë beqarë – beqarët priren që të kenë norma më të ulëta të frekuencës seksuale, ndoshta për shkak se ata kanë vështirësi për të gjetur një partner të ri për të pasur seks me të, transmeton Lajmi.net.

Për prindërit beqarë, ka shumë kohë dhe energji për të përdorur në disa llojllojshmëri të kërkesave në jetën e tyre.

Pa ndihmën e një partneri, beqarët shpesh janë të prirur për të devijuar energjinë në të qenurit prind dhe kështu teoria e parë thotë se prindërit beqarë nuk dalin në takime shumë. Por, këshillat e studiuesve është që nëse jeni një prind beqarë, mos ngurroni të dilni në takime të reja.