Prindër bëni kujdes! Kjo është loja e tmerrshme online që çon fëmijët në vetëvrasje

'Blue Whale’, (Balena Blu) është loja e tmerrshme që ka çuar deri më tani në vetëvrasjen e 130 adoleshentëve.

Auto & Tek

16/05/2017 20:05

Kjo lojë e tmerrshme ka bërë që autoritetet ruse të nisin hetimet. Sipas të dhënave loja horror për 6 muaj ka marrë jetën e 130 adoleshentëve. Bëhet fjalë për një sfidë të gjatë prej 50 ditësh.

Loja në fakt i fton pjesëmarrësit që të përballen me disa prova, siç është shikimi i filmave horror për gjatë gjithë ditës, të vizatosh një balenë blu në trup me thikë, të zgjohesh në orën 04:20 të mëngjesit. Turneu përmbyllet në ditën e 50 me provokimin e fundit: gjej ndërtesën më të lartë dhe hidhu.

Ftesa që t’i marrësh jetën dikujt është shumë e qartë. Pjesa më e madhe e të rinjve që kanë rënë në kurth, shpesh kanë lëshuar një mesazh në rrjetet sociale përpara se të kryejnë aktin dramatik.

PAY-Man-who-invented-Blue-Whale-suicide-game-aimed-at-children-says-his-victims-who-kill-themselves-ar

Dy rastet e fundit të vetëvrasjes datojnë javën e kaluar. Bëhet fjalë për Yulia Konstantinova 15 vjeçe dhe Veronika Volkova, 16 vjeçe, të gjetura të vdekura në një pallat. “Siberian Times”, raporton se Yula, pasi kishte publikuar foton e një balene blu ka shkuar ‘Fund’. Mikesha e saj, pas një sërë mendimesh pikëlluese ka shkruar “Kuptimi ka humbur… Fund”.

Hetuesit rusë po tentojnë që të gjurmojë nëpërmjet një rrjeti kontaktet sociale të adoleshentëve. Deri më tani duket se viktimat i përkasin të njëjtit grup në rrjet dhe jetonin në familje normale dhe të qeta. Por kush fshihet pas këtij ferri virtual? Një djalë 21 vjeç, Budeikin Phillip, akuzohet se është ideatori i makinës së vetëvrasjes. Aktualisht ndodhet pas hekurave.

Rusi tha përpara autoriteteve policore se viktimat e tij janë “mbeturina biologjike” dhe ka si qëllim që të pastrojë shoqërinë prej këtyre njerëzve. Budeikin thotë se është mbushur me letra dashurie që i vinë nga vajza adoleshentet në burgun rus, ku është arrestuar nën akuzën e nxitjes së vetëvrasjeve. 21-vjeçari që ka rrëfyer për krimet e bëra ka thënë për hetuesit se viktimat e tij ishin të lumtur që po vdisnin.

Në një intervistë të frikshme ai tha: “Këta njerëz janë mbeturina biologjike. Ata nuk përfaqësojnë ndonjë vlerë për shoqërinë dhe që i shkaktojnë dëme asaj. Po pastroja shoqërinë nga njerëz të tillë. Gjithçka nisi në vitin 2013, kur krijova një grup në rrjetin sociale. Unë pata menduar për këtë ide përpara 5 vitesh dhe ishte e nevojshme që të dalloheshin njerëzit e zakonshëm nga plehrat biologjike”.