Princit të Wellsit i kërkohet t’i bëjë presion Serbisë për kthimin e të zhdukurve

Princit të Wellsit, Charles në sheshin “Ibrahim Rugova”, ka takuar qytetarë të shumtë të cilët e kanë falënderuar për vizitën e tij në vendin tonë.

Lajme

19/03/2016 12:10

Kurse, gra nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, i kanë kërkuar që t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërsa kriminelet të dalin para drejtësisë.

Ferdane Qerkezi, me lot në sy i rrëfej Princit të Wellsit, Charles se i mungon burrin dhe dy djemtë saj, të cilët janë në Serbi.

Qerkezi i tha Princit të Wellsit që t’i bëjnë presion Serbisë që të kthejnë më të dashurit e tyre të zhdukur, kurse, kriminelet të dalin para drejtësisë.