Princi miliarder i Dubait bëhet hit në Instagram

Ai mund të jetë Princi i Dubai, por Sheik Hamdan bin Muhamed bin Rashid Al Maktoum (më së shumti i njohur si Fazza) është qartë mbreti i Instagramit.

Fun

26/01/2018 11:48

34-vjeçari ua mundëson 5.1 milionë ndjekësve të tij që të shohin jetën e tij prej miliarderi çdo ditë, përderisa ai poston fotografi të aventurave të tij.

Ai është djali i dytë i Sheik Muhamed bin Rashid Al Maktoum, zëvendës President dhe Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe udhëheqës i Dubai. Babai i tij ka një pasuri në vlerë prej 14 miliardë dollarësh.

Babai i tij e emëroi atë Princ më 2008, pavarësisht se ai ka një vëlla më të vjetër. Rashid vdiq nga sulmi në zemër më 2005 në moshën 33 vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Fazza është kryetar në Këshillin Ekzekutiv të Dubai, Qendrën e Autizmit në Dubai dhe Këshillin e Sporteve. Ai ka shumë hobi, të cilët bëjnë që ai të jetë shumë i zënë.

Çiklizmi, kalërimi, noti dhe vrapimi janë vetëm disa prej gjërave që ai pëlqen t’i bëjë. Ai është gjithashtu një fotograf i talentuar, udhëtues nëpër botë dhe një poet.

Shikojeni jetën e tij të mahnitshme:

Ky është Princi i Dubai. Ai ndan jetën e tij të pabesueshme dhe aventurat me 5.1 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Ai është djali i Sheik Muhamed bin Rashid Al Maktoum.
Atij i pëlqen të udhëtojë dhe të eksplorojë botën. Sa më i rrezikshëm udhëtimi, aq më mirë për të, transmeton Gazeta Express.
…aterim në Tanzani
Në një super-ballkon në Kanada
Ngjitje në një akullnajë
I veshur si evropian në Pisa, Itali
Ai bën një jetë luksoze duke udhëtuar në klasin e parë me Emirates
Por ai është gjithashtu edhe modest
Atij i pëlqejnë shumë selfiet, kështu që çdo moment dokumentohet për fansat e tij
Ai është gjithashtu edhe një fotograf i talentuar, kështu që fotografitë e tij janë të pabesueshme
Ai është një atlet i fuqishëm
Atij i pëlqen të fluturojë në qiell…
Ai është zot shtëpie dhe ka 22 vëllezër dhe motra
Ai kalon shumë kohë me kafshë. Ai i admiron shumë kuajt…
Luanët…
Devet…