Princi i Wellsit vazhdon vizitën në Kosovë, kjo është agjenda për sot

Princi i Wellsit, Charles dhe dukesha Cornwall, edhe sot vazhdojnë vizitën në Kosovë, me takime dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë dhe Prizren.

Lajme

19/03/2016 08:03

Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall së pari do të priten në zyrën e saj nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku së bashku do të vendosin lule tek Monumenti i Personave të Zhdukur.

Dukesha e Cornuall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja.

Princi i Uales do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

Gjithashtu Princi, do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it ‘Film City’  për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Ndërsa Dukesha, do të vizitojë “Ideas Partnership” në Fushë Kosovë për të parë se si grupet e margjinalizuara janë duke u ndihmuar përmes fuqizimit arsimor dhe ekonomik.

Vizita Princit Charles dhe Dukeshës Camilla është e dyta, pas vizitës që i kishte bërë Kosovës në vitin 1999, por do të jetë vizita e parë për Dukeshën e Cornuall-it