Princi i Monakos vjen për vizitë të parë në Shqipëri, takohet me presidentin Meta

Princ Alberti II u prit në ceremoni zyrtare nga Kreu i Shtetit në ambjentet e Presidencës.

Lajme

16/10/2018 13:28

Princi i Monakos, Alberti II ka mbërritur në Shqipëri, me ftesë të Presidentit Ilir Meta.

Princ Alberti II u prit në ceremoni zyrtare nga Kreu i Shtetit në ambjentet e Presidencës, për të vijuar më pas me bisedimet dypalëshe midis delegacioneve respektive.

“Vizita e Princit Albert i II është shprehje e qartë e dëshirës dhe vullnetit të përbashkët për t’i nxitur e zhvilluar më tej këto marrëdhënie”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit konkret, në fushat ku eksperienca dhe ekspertiza e Monakos është shumë e njohur ndërkombëtarisht, si në turizëm e në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, inovacion e teknologjinë, në shërbimet financiare, trajnimin profesional e në fusha të tjera me interes.

Kreu i Shtetit kërkoi gjithashtu nxitjen e biznesit të Monakos që të eksplorojë dhe investojë në tregun shqiptar.