Princi Charles dhe Dukesha nisin sot turneun në Ballkan, më 19 mars në Kosovë

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar – Kitaroviq është e para e cila do të takojë princin britanik, Charles dhe gruan e tij Camillën në turneun e tyre gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit.

Lajme

14/03/2016 08:14

Princi dhe dukesha pas Kroacisë do të vazhdojnë vizitën e tyre në Serbi dhe Malë të Zi, ndërsa do ta përfundojnë atë me 19 mars duke vizituar Kosovën.

Princi dhe dukesha do të priten nga presidentja e Kroacisë ndërsa kanë planifikuar që të vizitojnë pjesën historike të qytetit.

Nesër (15 mars), princi Charles dhe Camilla pritet ta vizitojnë qytetin Osijek, në lindje të Kroacisë.

Pas Kroacisë, princi dhe dukesha do të nisen për Beograd ku atje do të rrinë me më 16 dhe 17 mars. Ditën e nesërme ata planifikojnë të jenë në Podgoricë, ndërsa me 19 vizita e tyre në Ballkan do të përmbyllet me Kosovën.