“Princess Diana” e Ledrit dhe Lyrical Son këndohet edhe nga artisti malazez

"Princess Diana", është një nga këngët verore që ju ka ngelur në mendje të gjithëve.

ShowBiz

14/08/2018 22:06

Bashkëpunimi i reperëve të famshëm, Ledri Vula dhe Lyrical Son në projektin “Princess Diana”, ishte një nga këngët më të pëlqyera të kësaj kohe, shkruan lajmi net.

Kjo këngë tashmë po dëgjohet edhe në vendet e tjera e nga artistë të huaj. Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj ka publikuar një video në Instagram e cila bëri të ditur se kënga e Ledrit po dëgjohet edhe nga ish këngëtari jugosllav, Dado Polumenta.

“Më duhet të ndaj këtë, Arti dhe Muzika është ajo që i sjell njerëzit së bashku, Të lumtë Dado që u bëre kaq i thjeshtë. Ish këngëtari jugosllav Dado Polumenta duke dëgjuar Ledri Vulën”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Çunmulaj është në SHBA ku po kalon çaste të lumtura me familjen. /Lajmi.net/