Princesha martohet me një njeri të thjeshtë

Princesha japoneze Mako njoftoi se do të martohet me Kei Komuron. Për shkak të martesës së saj me një njeri të thjeshtë, ajo do të humbasë statusin e saj mbretëror.

Bota

05/09/2017 20:51

Mbesa e perandorit japonez Akihito, Princesha Mako dhe Kei Komuroe njoftuan të dielën fejesën e tyre, në një konferencë shtypi të transmetuar në televizion.

Ata kanë qenë shokë klase në Universitetin Ndërkombëtar Kristian. Mako 25-vjeçare tha se kishte rënë në dashuri me të të dashurin e saj për “buzëqeshjen e tij si Diell”, për sinqeritetin dhe zemrën e tij të madhe.

Komuro, i cili është gjithashtu 25 vjeç, tha se Mako e sheh atë “me qetësinë e Hënës”. Zyrtarët e pallatit mbretëror thonë se martesa e tyre pritet të bëhet vitin e ardhshëm.