Prifti bekon pushuesit në plazh me statujën e Madonës (Video)

Nëse në kishë besimtarët parapëlqejnë freskinë e detit, është prifti që shkon tek ata. Ideja e veçantë i ka ardhur Don Mario Calogiuri, prifti i San Foca-s në provincën e Leçes, i cili i ndihmuar nga operatorët e kishës, ka montuar një statujë të Madonës mbi një biçikletë uji dhe ka mbërritur në plazh, ku ka nisur bekimin direkt në ujë dhe ka ftuar pushuesit të luten.

Fun

03/08/2017 20:38

Kjo nuk është nisma e re e Don Mario Calogiurit: në sezonet e shkuara të verës, ai kishte veshur rrobat e banjës dhe kishte shkuar të predikonte Ungjillin mes më shezlongjeve dhe çadrave.

Mbi biçikletën e ujit, përveç priftit ndodhej edhe statuja e Madonës me dy të rinj të veshur me boksera. Gjithçka është bërë dhe filmuar në prani të dhjetëra pushuesve në det për të mos humbur rastin e veçantë. /Lajmi.net/