Prezervativi ‘magjik’ del në treg, ja e veçanta e tij

Kondomët ose ndryshe prezervativët janë një ndër “mjetet” më sigurta për të shpëtuar nga një shtatëzani paparashikuar ose nga ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme.

Fun

07/12/2017 19:02

Por, ajo që do iu habisë është shpikja më e re në fushën e kondomëve. Bëhet fjalë për prezervativin elektronik i cili është shpikur nga një kompani britanike.

“I.Con”, është një “smart prezervativ” i cili mbledh të dhëna për jetën seksuale të çdokujt që e merr guximin ta përdorë.

“I.Con”, është i aftë të dallojë edhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, duke t’i dërguar të dhënat në një aplikacion të veçantë në smart phonin tuaj.

Të dhëna të tjera që arrin të mbledhë ky prezervativ janë kaloritë e djegura gjatë marrëdhënies seksuale, shpejtësinë e lëvizjeve të mashkullit, kohëzgjatjen dhe pozicionet e ndryshme./IN Tv