Prezantuesja shqiptare kritikon publikun: Më shumë po iu intereson për Mozzikun e Getinjon se për ajrin

Prezantuesja shqiptare Aulona Musta ka ‘shpërthyer’ sot kundrejt publikut.

ShowBiz

13/01/2018 16:59

Ajo ka hedhur një lajm për ajrin e ndotur në Tiranë dhe ka thënë se ky lajm është lexuar shumë pak nga publiku shqiptar, edhe pse ndikon te shëndeti i tyre, shkruan lajmi.net

Madje, Aulona ka thënë se ata më shumë interesohen se çka po ndodh me Getinjon e Mozzik se sa që po rrezikohen nga ajri i ndotur.

Gjithashtu, prezantuesja ka hedhur kunja edhe për veshjet e Lori Hoxhës dhe pushimet e Armina Mevlani për të cilat, sipas, nuk duhet të hyjnë në interesat e publikut./Lajmi.net/

screenshot_1qerert