Prezantuesja ruse: Mot i përshtatshëm për bombardime në Siri! (Video)

Një prezantuese e motit në televizionin shtetëror rus “Russia 24”, ka njoftuar shikuesit se kushtet atmosferike në Siri ku ushtria ruse është duke bombarduar pozicionet e shtetit islamik, gjatë muajit tetor do të jenë “ideale për sulme ajrore”, shkruan AFP.

Fun

05/10/2015 17:20

Duke qëndruar para një fotografie të një aeroplani ushtarak me logon “kushtet e atmosferike për fluturim”, prezantuesja ka paraqitur një analizë serioze sa i përket motit, duke thënë se kushtet janë perfekte për bombardim, transmeton lajmi.net.

Retë e ulëta”nuk do të pengojnë fluturimet, dhe nuk do të ndikojnë në funksionimin e sistemit për shënjestrim”, ka deklaruar prezantuesja.

“Ekspertët sugjerojnë se ka ardhur koha për fillimin e fushatës ajrore në Siri, pasi moti do të jetë shumë i mirë në ditët në vijim”, ka shtuar prezantuesja e motit, e cila kalonte nga njëra hartë në tjetrën, dhe vazhdimisht shfaqte fotografitë e publikuara nga ministria e mbrojtjes ruse ku shihen caqet e bombarduara në Siri. (lajmi.net)

YouTube player