Prezantueset e festivalit “Kënga Magjike”, rrëmbejnë vëmendje me paraqitjet e tyre

Është duke u mbajtur nata e parë e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

05/12/2018 21:50

Tashmë, ka nisur edicioni i 20-të i festivalit “Këngja Magjike”, me një konkurrencë mjaft të madhe mes artistëve shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Përkrah prezantuesit dhe autorit të festivalit, janë edhe dy bukuroshet Bora Zemani dhe Klaudia Pepa të cilat ndanë emocionet e para.

“Jam shumë e emocionuar se nuk e di si do më prisim këtë herë si bashkëprezantuese me Arditin dhe me Borën. Kam shumë emocione, do prezantoj, do kërcej, jam me ju, jam shumë e lumtur”, thotë Klaudia ndërkaq kështu shprehet Bora: “Kam emocione, por janë nga ato emocionet e mira. Për pak fillon magjia”.

Vlen të ceket se të dy vajzat kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut me paraqitjet e tyre glamuroze. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/tvklan/videos/1127583584076677/

https://www.facebook.com/tvklan/videos/320973131834442/