Prezantueses i shpërthekohet fustani gjatë transmetimit live (Foto/Video)

Ajo ka fituar zemrat e miliona anglezëve me bukurinë dhe mençurinë. Bëhet fjalë për Rachel Riley, e cila pati një moment të sikletshëm derisa ishte para kamerës.

Fun

03/05/2017 01:00

Gjatë paraqitjes së saj në televizionin “Channel 4”, asaj i është shpërthekuar fustani në shpinë duke e lënë me fytyrë të skuqur para kamerave, transmeton Telegrafi.

E veshur me një mini fund të kaltër, prezantuesja ishte duke tërhequr numrat kur në një moment iu shpërthekua fustani, duke ia zbuluar paksa një pjesë të shpinës.

Kjo nuk është hera e parë që ajo ka përjetuar momente të sikletshme para kamerave, pasi javë më parë gjatë emisionit ishte formuar një fjalë e papërshtatshme e “ndytë”.