Prezantojmë modelin e ri të Mazda

Ishte njëri nga surprizat më të këndshme të këtij viti në Gjenevë, dhe tani ky model është krijuar plotësisht me të gjitha performancat e tij të mahnitshme.

Auto & Tek

17/07/2014 17:41

Përveç dritave të reja, dyerve dhe dritareve, modeli i ri 2 është një koncept i kopjuar i atij prej karboni, me debutimin e tij zyrtar të caktuar për në Paris këtë tetor.

Duke i përcjellë modelet e mëhershme 5,6 dhe 3, gjenerata e ardhshme 2 është modeli i fundit i Mazda që përmban teknologjinë SkyActiv dhe gjuhën dizajnuese Kodo.

Detjat zyrtare janë të kufizuara, por Mazda ka konfirmuar se modeli i ri 2 do të jetë modeli i parë i pajisur me një motor 1.5 litërsh, ky shpejtësia e tij do të transmetohet përmes gjashtë transmetuesve automatik apo manual të shpejtësisë.

I ndërtuar në një platformë të njëjtë si me Toyota-n e re në Amerikën Jugore, Mazda 2 do të jetë vetura me trup më të shëndritshëm në këtë segment.

Dizajni i brendshëm është gjithashtu ‘shumë special’ dhe ‘i rafinuar’ nga materiale të kualitetit shumë të lartë, dhe të pajisur me sistemin MZD Connect.