Prezantoi fatura të falsifikuara në vlerë prej 86 mijë eurove, arrestohet në Pejë

Një person është arrestuar nga Policia në Pejë, pasi i njësi është hetuar se ka prezantuar fatura të falsifikuara të furnizimit me qëllim të realizimi të pagesave.

Lajme

01/03/2018 09:34

“Në Pejë është arrestuar i person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke prezantuar fatura të falsifikuara të furnizimit me qëllim realizimi të pagesave në vlerë 86.000 (tetëdhjetegjashtë mijë)  euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Policia nuk ka dhënë shumë detaje, por ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Detaje në raportin 24 orësh nuk japim më shumë, pasi kjo çështje është në kompetencë të Krimeve ekonomike”, tha për lajmi.net Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Rasti është hapur për mashtrim. /Lajmi.net/