Prezantohet treni që lëviz në binarë virtual (Video)

A është ky transporti urban i së ardhmes?

Auto & Tek

03/06/2017 19:12

Kina ka prezantuar trenin që lëviz në binarë virtual, për të rregulluar transportin publik në qytete të mëdha, transmeton lajmi.net

Trenat e ri janë prezantuar me 2 qershor në provincën Hunan të Kinës, dhe është thënë se do të jenë të atillë që nuk do të ndotin ajrin.

Korporata hekurudhore kineze filloi dizajnimin e sistemit të ri në vitin 2013, për të filluar operimin në vitin 2018.

Sipas raporteve, treni kushton rreth 45.6 milion deri në 79 milion euro. Thuhet gjithashtu se ky tren ka jetëgjatësi rreth 25 vjet. /Lajmi.net/

YouTube player