Prezantohet Sony Xperia M5 (Foto)

Sony prezantoi sot dy telefona të rinj të serisë Xperia, Xperia C5 Ultra dhe Xperia M5. Telefoni i dytë, M5, cilësohet si një pajisje “e rangut mbi mesatarë”. Ai ka të njëjtin dizajn OmniBalance me metal në anësoret dhe xham në pjesën ballore dhe të pasme.

Auto & Tek

03/08/2015 18:43

Xperia M5 3M5 është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit me certifikimet IP65 & IP68. Telefoni ka ekran 5 inç me rezolucion 1920×1080 pikselë IPS. Ai fuqizohet nga procesori MediaTek Helio X10, së bashku me 3GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Telefoni ka kamerë të pasme 21.5 megapikselë me hapje f/2.2 dhe ndjeshmëri të lartë të dritës deri në ISO 3200. Kamera e pasme vjen me teknologjinë e vetë-fokusimit hibrid që funksionon për vetëm 250 milisekonda. Kamera mund të filmojë gjithashtu video me rezolucion 4K. Ndërsa kamera ballore është 13 megapikselë, e cila vjen me vetë-fokusim dhe mund të filmojë video me rezolucion 1080 pikselë.

Xperia M5 4Telefoni ofron lidhjen LTE, bateri me kapacitet 2600mAh që do të zgjasë për dy ditë, dhe sistemin operativ Android 5.0 Lollipop. Edhe ky telefon do të hidhet në treg në muajin gusht dhe do të ofrohet me një dhe dy vende për karta SIM.