Prezantohet Mitsubishi e-Evolution

Pas një fushate të shkurtër publicitare, Mitsubishi ka zbuluar konceptin e ri të SUV-it në Panairin e Tokios.

Auto & Tek

28/10/2017 11:20

Makina quhet e-Evolution dhe është krejtësisht elektrike, duke njoftuar në këtë mënyrë të ardhmen aventureske të markës.

Mitsubishi thotë se sasia e mjetit shpreh “gatishmërinë për t’u kapur pas tokës me të katër rrotat”. Në brendësi ka kamera në vend të pasqyrave të dyerve të makinës.

Gjithashtu, kjo makinë përdor një sistem inteligjence artificiale që monitoron aftësinë drejtuese të shoferit dhe ndërton një program trajnues për ta përmirësuar këtë aftësi.