Prezantohet Mercedes Benz C Class

Ka debutuar në sallonin e autobomolave në Detroit me një ceremoni të stilit gjigant Mercedes Benz C Class. Për ta prezantuar modelin gjithnjë më të shitur në shtëpinë e makinave nga Stuttgarti ishte pronari Dieter Zetsche, që ishte krenar me krijimin e kompanisë së tij. “Ky është ylli i eventit. SHBA’të janë tregu më i…

Auto & Tek

14/01/2014 07:00

Ka debutuar në sallonin e autobomolave në Detroit me një ceremoni të stilit gjigant Mercedes Benz C Class. Për ta prezantuar modelin gjithnjë më të shitur në shtëpinë e makinave nga Stuttgarti ishte pronari Dieter Zetsche, që ishte krenar me krijimin e kompanisë së tij.

“Ky është ylli i eventit. SHBA’të janë tregu më i rëndësishëm dhe Detroiti është vendi perfekt për ta prezantuar veturën e re Mercedes C Class”, deklaroi ai.

Produkti i pestë i ‘Baby Benz’ ka debutuar i shoqëruar nga zëri i Kelly Rowland nga Destiny’s Child. Sipas ekspertëve të industrisë, kjo është një fryt i një sakrifice stilistike dhe teknologjike të nivelit të lartë.

“Shembulli më gjenial është modaliteti i ‘ndalu dhe shko’ me një guidë gjysmë-automatike”, ka shtuar Zetsche. Duke e ofruar teknologjinë më të përparuar, përpos rehatisë dhe sigurisë ‘top chlass’, makina e re hyn kështu në garë me rivalët e përjetshëm si Audi A4 e Bmw Serie 3. Mercedes do ta ofrojë edhe një variant hibrid, 300 BlueTEC Hybrid.