Prezantohet Kroos, e zgjedh numrin 8

Toni Kroos është prezantuar edhe zyrtarisht tek Real Madridi. Mesfushori gjerman do ta marrë numrin 8 në fanellë, ndërsa i ‘zbaviti’ edhe tifozët ne Santiago Bernabeu.

Sport

17/07/2014 19:14

Toni Kroos është prezantuar tek Real Madrid në konferencë për shtyp, për të vazhduar më pas edhe në fushë, ku i ka ‘zbavitur’ tifozët me disa lëvizje, ndërsa është përshëndetur me ta.

Futbollisti gjerman e ka zgjedhur numrin 8 në fanellë, ndërsa ka premtuar se do ta japë maksimumin për Los Blancos për arritjen e objektivave.