Prezantohet fanella e Italisë për Botëror

Italia i ka prezantuar fanellat me të cilat do të paraqitet në Botërorin ‘Brazil 2014’. Me një stil paksa klasik, Puma, sponsor teknik i Federatës Italiane të Futbollit, është kthyer t’i vesh Azzurri me një fanellë me jakë dhe me trengjyrësh në mëngë. Futbollistët e Përfaqësueses italiane janë fotografuar me fanellat e reja në aeroportin…

Sport

03/03/2014 16:40

Italia i ka prezantuar fanellat me të cilat do të paraqitet në Botërorin ‘Brazil 2014’. Me një stil paksa klasik, Puma, sponsor teknik i Federatës Italiane të Futbollit, është kthyer t’i vesh Azzurri me një fanellë me jakë dhe me trengjyrësh në mëngë.

Futbollistët e Përfaqësueses italiane janë fotografuar me fanellat e reja në aeroportin Malpensa të Milanos, prej nga u nisën drejt Spanjës, me të cilën do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore me 5 mars.

Si zakonisht, Italia do ta ketë fanellën e kaltër kur luan si vendës dhe atë të bardhë kur luan në udhëtim. Italia do të luajë në Grupin D në Botëror, në të cilin do të bëjnë pjesë edhe Anglia, Uruguai dhe Kosta Rika. Azzurri do ta nisin rrugëtimin për ta fituar trofeun e pestë të Botërorit, më 14 qershor kundër Anglisë.