Prezantohet Berisha, tregon cili futbollist i Shqipërisë e “dërgoi” te Atalanta

Portieri i Kombëtare shqiptare, Etrit Berisha është prezantuarzyrtarisht tek klubi i Atalantës.

Sport

14/09/2016 17:20

Me fanellën me numrin 1 në shpinë, gardiani shqiptar ështëzyrtarisht pjesë e Atalantës, pas transferimit në formë huazimi nga Lazio.

“E kisha të qartë se do të gjeja konkurrencë, por kjo ndodhte edhe te Lazio me Marchetti-n. Më pëlqen konkurrenca, sepse në këtë mënyrë mund të përmirësohesh. Nuk u mendova gjatë për të pranuar ofertën e Atalantës”.

“Konko dhe Gjimshiti më folën mjaft mirë për klubin. Erdha këtu për të treguar vlerat e mia sa herë që të zbres në fushë. Te Lazio nuk isha i kënaqur nga qëndrimi në stol dhe erdha në Bergamo që të kem më tepër hapësira. Do të luaj shanset e mia dhe në fund do të jetë fusha ajo që vendos”, u shpreh ai.

27-vjeçari kuqezi do të luajë për një vit i huazuar te Atalanta e cila ka mundësinë të ushtrojë opsionin e blerjes.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4