Prezantohen nominimet për Oscar

Janë prezantuar sot të gjitha nominimet për edicionin e 86’të të Academy Awards, më mirë i njohur me emrin Oscar, i cili do të mbahet më 2 mars në ‘Dolby Theatre’ të Hollywoodit, California. Për t’i prezantuar nominimet, i pranishëm ishte edhe Chris Hemsworth, aktor i njohur për publikun, pasi e mbuloi rolin e Thor.…

ShowBiz

16/01/2014 16:08

Janë prezantuar sot të gjitha nominimet për edicionin e 86’të të Academy Awards, më mirë i njohur me emrin Oscar, i cili do të mbahet më 2 mars në ‘Dolby Theatre’ të Hollywoodit, California.

Për t’i prezantuar nominimet, i pranishëm ishte edhe Chris Hemsworth, aktor i njohur për publikun, pasi e mbuloi rolin e Thor.

Protagonistë të mëdhenj të këtij edicioni pritet të jenë filmat, ‘American Hustle’, ‘Dallas Buyers Club’, ‘12 Years a Slave’ e Gravity, por në garë janë edhe ‘Captain Phillips’, ‘Her’, ‘Nebraska’, ‘Philomena’ e ‘The Wolf of Wall Street’.

‘American Hustle’ e ‘Dallas Buyers Club’ u përfshinë në çmimet ‘Golden Globes’, që konsiderohet gjithmonë si një paraprirje e Oscarit.

Ndërkaq, në garë për aktorin më të mirë janë: Christian Bale me ‘American Hustle’, Bruce Dern me ‘Nebraska’, Leonardo DiCaprio me ‘The Wolf of Wall Street’, Chiwetel Ejiofor me ‘12 Years A Slave’ e Matthew McConaughey me ‘Dallas Buyers Club’.

E për aktoren më të mirë garojnë: Amy Adams me ‘American Hustle’, Cate Blanchett me ‘Blue Jasmine’, Sandra Bullock me ‘Gravity’, Judi Dench me Philomena’ e Meryl Streep me ‘August: Osage County’.