Prezantohen “makinat me këmbë” nga Hyundai

Mund të mos kemi akoma makina fluturuese, por Hyundai ka ndërtuar më në fund një automjet që mund të 'ecë'.

Auto & Tek

14/01/2019 16:58

“Makina me këmbë” është projektuar që të ecë në terrene të vështira, një prodhim midis makinës elektrike dhe teknologjisë robotike.

Hyundai tregoi një model të vogël të makinës, e cila mund të aktivizojë këmbët robotike për të ecur 3mph (5km / h) në terrene të ashpra.

Mjeti gjithashtu është i aftë të hipë në një mur 1.5 metra të gjatë dhe të hidhet në një hendek 1.5 metra të gjerë.

Hyundai Elevate mund të jetë i dobishëm për shpëtime emergjente pas fatkeqësive natyrore.

Koncepti ka qenë në zhvillim për tre vjet dhe u zbulua në panairin e teknologjisë CES në Las Vegas.

“Në rastet e cunamit ose tërmeteve makinat që përdoren tani mund të shkojnë deri në vende të kufizuara dhe ekipet e shpëtimit duhet të ecin në këmbë në pjesën tjetër të rrugës,”-tha zëvendëskryetari i Hyundai, John Suh. “Elevate mund të shkojë deri në vendin e ngjarjes dhe të hipë mbi rrënojat që kanë lënë pas përmbytjet.”

YouTube player