Presidentja vallëzon në një gëzim familjar

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka harruar për pak momente problemet që ka shteti ynë pas zgjedhjeve të 8 qershorit dhe është futur në valle bashkë me gratë e tjera që ishin në atë gazmend. 

Lajme

07/09/2014 12:33

Jahjaga të shtunën ka marrë pjesë në një kanagjeq në Prishtinë, në restorantin “Fjala”, shkruan Telegrafi.

E veshur me kostum të kuq, ajo nuk ka hezituar ta hedhë vallen me pjsëmarrëset tjera, duke dëshmuar kështu se është një qytetare normale.

Vallëzimi i saj me gra të tjera nuk u la pa u filmuar nga kamera që ishte në atë gazmend familjar.