Presidentja mohon afërsinë familjare me Kryeprokurorin Syla

Zyra e Presidentes e ka dematuar lajmin se e para e vendit ka lidhje familjare me ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha.

Lajme

16/03/2015 20:43

Këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu ka thënë për Indeksonline se lajmi për afërsinë familjare të presidentes Jahjaga me u.d kryeprokurorin është plotësisht e pavërtetë.

Ndërkaq, sipas Vllahiut, zyra e Presidentes nuk ka pranuar ende ndonjë kërkesë me shkrim nga kryeprokurori i shtetit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese tre anëtarët e Këshillit Prokurorial.

“Zyra e Presidentes nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga u.d i kryeprokurorit. Kur të vijë kërkesa me shkrim, do të shqyrtohet dhe do të analizohet”, ka thënë Vllahiu për Indeksonline.