Presidentja kroate: Ushtria duhej të dilte më herët në terren për shuarjen e zjarreve

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç pas takimit trepalësh me presidentin slloven dhe austriak në Austri iu referuara edhe zjarreve mes Splitit dhe Omishit, ku pjesa më e madhe e tyre gjatë mëngjesit janë shuar dhe lokalizuar. Presidentët e Austrisë dhe Sllovenisë i ofruan ndihmë Kroacisë.

Lajme

18/07/2017 15:08

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen ka shprehur ngushëllimet për qytetarët e Splitit prona e të cilëve është prekur nga zjarri dhe ofroi ndihmën e Austrisë, në qoftë se ajo është e nevojshme.

Presidenti slloven Borut Pahor tha se vendi i tij ka vënë tashmë në dispozicion teknologjinë dhe njerëzit, por Kroacia nuk ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare pas vlerësmeve të shërbimeve.

Në pyetjen e gazetarit nëse është e kënaqur me reagimin e autoriteteve dhe si e vlerëson shpejtësinë e kordinimit të sistemimit për shuarjen e zjarrit, Presidentja kroate Kitaroviç theksoi se stuhia ka penguar shuarjen e zjarrit prandaj kanaderët nuk kanë mundur të fluturojnë.

Ajo tha se duhet të bëhen hetime për të kuptuar nëse është e mundur që disa zjarre me shpejtësi të përhapen dhe të bashkohen në një zjarr, raporton Anadolu Agency.

Kitaroviç bëri të ditur se nga Austria do të shkojë në Split, ku do të takohet me Shtabin e Krizave, me qëllim të informimit në lidhje me problemet.

“Forcat e Armatosura dje pasdite dolën në teren. Ndoshta është dashur të dalin më herët. E di se ka argument që zjarrfikësit të mund të kenë pajisje dhe trajnim më të mirë, por në këtë rast stuhia e zjarrit është shumë e fuqishme dhe mendoj se ushtria duhej të dilte më herët”, tha Grabar-Kitaroviç.

Zjarret rreth Splitit mëngjesin e sotëm janë lokalizuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa lokacionet e përfshira nga zjarri po monitorohen nga kanaderë dhe pajisje tjera zjarrfikëse.