Presidentja kroate kuqezi në inaugurimin e Vuçiqit si president i Serbisë (Foto) – Lajmi.net
Presidentja kroate kuqezi në inaugurimin e Vuçiqit si president i Serbisë (Foto)
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëRajoni 18:03, 23 June 2017
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar në Beograd me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ajo ka udhëtuar në Beograd si e ftuar në inaugurimin e presidentit të ri serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq dhe Grabar Kitaroviq kanë biseduar në katër sy, kurse presidenti i Serbisë ka thënë se beson se marrëdheniet ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve do të përmirësohen deri në fund të vitit, transmeton lajmi.net.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se me presidenten kroate ka biseduar për problemet konkrete dhe se është shumë i kënaqur me takimin.

Ndërkaq ajo që ka rënë më së shumti në sy ka qenë veshja e presidentes kroate. E para e shtetit kroat është shfaqur në Beograd e veshur kuqezi. Nuk dihet nëse kjo është bërë qëllimisht apo presidentja kroate thjesht është ndjerë mirë me atë veshje.

Të kujtojmë se presidentja kroate vitin e kaluar ka qenë pjesëmarrëse edhe në inaugurimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kroacisë janë në pikën më të ulët, pasi që të dy shtetet janë në një garë të armatimit dhe marrjes së primatit në Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/

linda1 linda2 linda3

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO