Presidentja kroate: Arabia dhe Katari po e rrisin ndikimin në Ballkan, përmes ndërtimit të xhamive

“Kërcënimet për stabilitet në Evropën Juglindore janë në rritje me ndikimin e Arabisë Saudite dhe Katarit”, ka thënë presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Lajme

29/03/2017 13:28

Këtë deklaratë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidentja kroate e ka bërë Universitetin e Lundit, ku ajo mbajti një ligjëratë me temën “Evropa Juglindore – Poligon për të provuar vendosmërinë dhe solidaritetin evropian dhe euroatlantik”.

Presidentja kroate, gjatë vizitës së saj të fundit në Suedi ka theksuar se Katari dhe Arabia Saudite po e përhapin ndikimin e tyre në mesin e popullatës, përmes ndërtimit të xhamive dhe investimeve të tjera, sipas Index.hr.

“Vendet e pasura nga Lindja e Afërt kanë të drejtë për të ndihmuar myslimanët, por nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në politikën tonë. Dhe ne në Kroaci nuk mund të pranojmë këtë. Dhe askush tjetër nuk duhet ta pranojë këtë gjë”, citohet të ketë thënë presidentja kroate.

Profesorëve dhe studentëve ajo u ka thënë se komuniteti ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe NATO, në dekadën e fundit kanë humbur fokusin në Evropën Juglindore dhe në interes rreth saj.