Presidentja Jahjaga në Ditën e Mësuesit, përgëzoi një mësuese të veçantë

Këtë 7 mars, për të shënuar Ditën e Mësuesit, shefja e shtetit, znj, Atifete Jahjaga e zgjodhi shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Me këtë rast, ajo takoj mësuesen Xhemajlie Oruçi, e cila ka dhënë kontribut në këtë shkollë mbi 40 vjet, si dhe klasën e saj.

Lajme

07/03/2016 12:51

Presidentja Jahjaga e falënderoi mësuesen Oruçi për kontributin e dhënë në arsimimin e brezave të qytetarëve të Kosovës.

“Dëshiroj t’ju uroj për ditën e 7 Marsit, juve dhe gjithë mësuesve dhe arsimtarëve kudo në Kosovë. Punës dhe përkushtimit tuaj 40-vjeçar duhet falënderuar gjenerata të tëra, që kemi ardhur deri në këtë ditë të sotme. Unë çdo 7 Mars e bëjë një aktivitet të caktuar, por këtë vit kam zgjedhur shkollën tuaj. Ju uroj fat dhe suksese”, tha Presidentja Jahjaga.

Nga ana tjetër, mësuesja Xhemajlie Oruçi e nderuar për vizitën që ju bë, ajo falënderoj Presidenten Jahjaga në prag të shënimit të 40 vjetorit të punës së saj si mësimdhënëse.

“Për mua është një kënaqësi e veçantë që kontribuova në këtë shkollë për 40 vite. Më 24 mars e përfundoj karrierën time në këtë shkollë. Unë të falënderoj në emër timin dhe të gjith? ? stafit për këtë vizitë. Për mua është kënaqësi që përvojën 40-vjeçare ta përfundoj me këtë befasi dhe me këtë vizitë të veçantë nga presidentja Jahjaga dhe këtë nuk do ta harrojë kurrë”, tha mësuesja Oruçi.